Aktualitet dhe Lajme

EMRAT/ Plagosja në Durrës, Policia: I plagosuri në gjendje kritike për jetën, autori shpallet në kërkim

Share

Policia ka dalë në një njoftim zyrtar lidhur me plagosjen në Hamallaj të Durrësit. Blut bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur 28-vjeçari me iniciale R.L, ndërsa autori 44-vjeçar është shpallur në kërkim pasi është larguar nga vendngjarja. Gjithashtu mësohet se i plagosuri ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Siç u raportua autori Altin Lekegegaj dhe i plagosuri janë konfliktuar për një vend parkimi. Më pas autori nga Mirdita ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar 2 herë të plagosurin nga Kukësi. Njëra nga plumbat e ka kapur 28-vjeçarin në shpatull. Të dy thuhet se ishin banorë të Sukthit. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

U konfliktuan për motive të dobëta, plagosi me armë zjarri 28-vjeçarin, Policia identifikon dhe shpall në kërkim 44-vjeçarin Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.

Rreth orës 16:40, në Hamallaj, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. L., 44 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin L. R., 28 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftimin, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta, kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, ku dyshohet se mund të jetë fshehur 44-vjeçari. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button