Aktualitet dhe Lajme

Vuçiç: Protestuesit, terroristë/ Presidenti serb: Ata mund të vrasin njerëz

Share

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç njoftoi masa të ashpra kundër protestuesve antiqeveritarë, duke paralajmëruar se nëse nuk ndërmerren hapa të mëtejshëm, është çështje ditësh derisa ata të vrasin dikë.

Ai i akuzoi protestuesit për “terrorizëm të pastër” dhe përsëriti pretendimet e tij se muaj të tërë protestash kundër tij janë orkestruar në Perëndim dhe kanë synim shkatërrimin e Serbisë.

“Vendi ynë është në rrezik të madh, ata kanë rrezikuar të gjitha vlerat tona, jetën normale, çdo individ. Nëse nuk ndërmarrim hapa më të ashpër, është çështje ditësh kur ata do të vrasin dikë. Po flas hapur për këtë, sepse mendoj se vrasja është e vetmja gjë që mbetet për t’u bërë. Çdo gjë tjetër e kanë bërë tashmë”, ka thënë ai.

Paralajmërimet e ashpra erdhën pas pesë netësh radhazi përleshjesh midis protestuesve nga njëra anë dhe policisë dhe besnikëve të Vuçiç nga ana tjetër.

Të shtunën në mbrëmje protestuesit e zemëruar dogjën zyrat e Partisë Progresive Serbe të Vuçiçit në qytetin e Valjevo.

Vuçiç nuk specifikoi se cili do të jetë reagimi shtetëror që ai tha se do të vijë brenda një jave. Por ai theksoi se një gjendje e jashtëzakonshme nuk është e afërt.

Dhjetëra njerëz tashmë janë ndaluar dhe plagosur nga protestat kryesisht në Beograd dhe Novi Sad e po ashtu në qytete më të vogla, Policia është përballur me akuzat për ushtrim të tepruar të forcës.

Trazirat shënuan një përshkallëzim të madh pas më shumë se nëntë muajsh demonstratash kryesisht paqësore që filluan pasi një tendë u shemb në një stacion treni në Novi Sad duke vrarë 16 persona.

Shumë njerëz fajësuan për tragjedinë punën e dobët te kryer, si pasojë e korrupsionit në projektet e infrastrukturës.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button