BE i përgjigjet ish-kryeministrit të Serbisë: Marrëveshjen me Kosovën e ke nënshkruar me vullnet të plotë

BE i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç, i cili u shpreh më herët se Brukseli ka mashtruar Beogradin në nënshkrimin e marrëveshjes së vitit 2013 me Prishtinën zyrtare. BE hedh poshtë akuzat duke thënë se marrëveshja në fjalë u arrit me vullnet të plotë.
“Si Kosova ashtu edhe Serbia i kanë hyrë marrëveshjeve plotësisht me vetëdije dhe me vullnetin e tyre të lirë”, thuhet në reagimin e BE-së, duke mohuar kështu pretendimet e Daçiçit.
BE thekson se palët duhet të angazhohen në mënyrë aktive për zbatimin e marrëvershjeve pasi auto të nënshkruarat vijojnë të jenë në fuqi.
“BE-ja pret që të dyja palët të kontribuojnë, përmes deklaratave dhe veprimeve të tyre, në një atmosferë të favorshme për pajtimin dhe normalizimin e marrëdhënieve.
Pavarësisht mungesës së takimeve në nivel të lartë politik, Komisioni Evropian ka bërë të ditur se dialogu nuk është ndërprerë. Ata kujtojnë se në muajin qershor janë zhvilluar takime të negociatorëve teknikë.
Dialogu vazhdon përmes takimeve të rregullta dypalëshe dhe trepalëshe në nivelin e kryenegociatorëve dhe në nivelin teknik,” thuhet në deklaratë.