Aktualitet dhe Lajme

DOKUMENTI/ Përplasjet për Kodin e ri Penal! Prokuroria ka qenë në dijeni, pjesë e grupit të punës gjatë hartimit

Share

Kryeprokurori Olsian Çela u shpreh këtë të mërkurë se institucioni që ai drejton nuk ka pasur asnjë përfaqësues në grupin e punës i cili hartoi draftin e ri të Kodin Penal dhe se u njohën vetëm më produktin përfundimtar.

“Ne nuk kemi pasur një përfaqësues në grupin e punës dhe reagimi ynë vjen vetëm pasi na është bërë i njohur produkti përfundimtar.”, tha kryeprokurori ndër të tjera.

Ndërkohë, burime për mediat nga grupi i punës kanë bërë me dije se Prokuroria e Përgjithshme ka qenë në dijeni të draftit të Kodit Penal dhe ka qenë pjesë e grupit të punës.

Madje sipas një dokumenti që po qarkullon në rrjet, i cili mban datën 2 shkurt 2023, Prokuroria e Përgjithshme ka konfirmuar se Kujtim Luli, me detyrë shef sektori për koordinimin, studimin dhe integrimin do të jetë përfaqësuesi i tyre në këtë grup pune.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button