Aksident në Lezhë, automjeti përplas 10-vjeçarin me biçikletë, i mituri niset drejt spitalit të Traumës në Tiranë

Share

Një aksident është regjistruar sot në Myltë të Lezhës nga ku mësohet se një automjet ka përplasur një 10-vjeçar.

Mësohet se i mituri po lëvizte me biçikletë ndërsa nga aksidenti ka përfunduar poshtë makinës, ku banorët e zonës me mjete rrethanore kanë bërë të mundur nxjerrjen e tij.

Gjithashtu bëhet me dije se 10-vjeçari është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore drejt spitalit të Traumës në Tiranë.




Huazuar nga albeu.com

Reklama
Back to top button