Aktualitet dhe Lajme

Gara për kreun e BKH/ SPAK njofton 7 kandidatët e mbetur për fazën e radhës së testimit

Share

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka bërë të ditur se gara për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), vijon me një fazë të re.

Shtatë kandidatët që kanë kaluar në raundin e mëparshëm, janë thirrur të paraqiten më 22 korrik, në ora 09:00, në zyrat qëndrore të SPAK.

Në këtë fazë, kandidatët do t’i nënshtrohen provimit me ese, i cili është pjesë e procedurës përzgjedhëse të drejtuesit të ardhshëm të këtij institucioni kyç në luftën kundër krimit të organizuar.

Komisioni i Përzgjedhjes, publikoi më 26 qershor rezultatet e fazës së parë të shqyrtimit paraprak të aplikimeve për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Në total, u shqyrtuan aplikimet dhe dokumentacioni i 13 kandidatëve, ndërsa vetëm 7 prej tyre kaluan në fazën tjetër të konkurimit.

Pas verifikimit të dokumentacionit dhe përmbushjes së kritereve ligjore, kandidatët që vijonin garën janë: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.

Procesi i përzgjedhjes zhvillohet në bazë të nenit 148/dh të Kushtetutës dhe ligjit për organizimin e institucioneve kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Faza e ardhshme përfshin testime të mëtejshme profesionale dhe vlerësime të integritetit.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button