Aktualitet dhe Lajme

Mirëmbajtja e sistemit financiar shqiptar, 1.7 milionë euro për dy vjet

Share

Ministria e Financave përgjegjëse për këtë sistem, ka kërkuar përmes Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) zhvillimin e procedurës që parashikon këtë shërbim.

“Ky sistem është një zgjidhje e vetme, plotësisht e integruar, homogjene që shërben për maksimizimin e efikasitetit dhe transparencës së planifikimit, ekzekutimit dhe raportimit të buxhetit”, thuhet në dokumentet e procedurës.

Të njëjtat sqarojnë edhe komponentët kryesore që ka kjo procedurë që lidhen me aspektet softwerike si dhe infrastrukturën mbështetëse.

Objekti kryesor i këtij shërbimi është mirëmbajtja e Sistemit të Menaxhimit Financiar Shqiptar (Albanian Financial Management Information System – AFMIS) në çdo komponent të tij, me qëllim sigurimin e vazhdimësisë së punës 99.95% dhe për të gjithë komponentët dhe shërbimet e ofruara nga ky sistem.

Komponentët kryesore të sistemit AFMIS, objekt i mirëmbajtjes së kësaj kontrate janë:

i)Sistemi AFMIS në të gjitha komponentet e tij softëare që përfshin modulet informatike si më poshtë vijon:

– Web portalin e Arshives Elektronike (AFMIS Web Portal)

– Medium-Term Budget Planning (MTBP)

– Public Investment Management (PIM)

– Budget Project Portfolio Monitoring (BPPM)

– Integrimi i sistemit AFMIS me SIFQ

– Ndërfaqet e integrimit AFMIS me sistemet e tjera (SIFQ, IPSIS, APP, EAMIS, HRMIS).

ii) Infrastruktura mbështetëse e sistemit që konsiston në pajisjet fizike (servera fizike dhe virtuale, storage, pajisje rrjeti) në site primar dhe sekondar, si dhe shërbimet mbështetëse të infrastrukturës si psh virtualizim dhe cluster-izim”, thuhet në dokument.

Po kështu operatori ekonomik duhet t`i ofrojë edhe shërbim konsulence autoritetit kontraktor./ Monitor




Huazuar nga albeu.com

Back to top button