Masakër në Gazën ‘’e harruar’’, OKB: 798 të vdekur në 6 javë

Share

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) ka publikuar shifrat ararmante ku sipas një raporti në periudhën 27 maj–7 korrik 2025, janë regjistruar 798 viktima pranë qendrave të shpërndarjes së ndihmave në Gaza.

Sipas raportit:

615 viktima ndodhën në qendrat e menaxhuara nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF).

183 të tjerë humbën jetën gjatë shpërndarjeve nga organizata të tjera.

OKB e cilëson situatën si “thellësisht të pasigurt”, ndërsa GHF i mohon shifrat duke akuzuar OKB-në për dezinformim. Ushtria izraelite thotë se po heton rastet dhe ka marrë masa për të parandaluar përplasjet me civilët.

The post Masakër në Gazën ‘’e harruar’’, OKB: 798 të vdekur në 6 javë appeared first on Albeu.com.


Huazuar nga albeu.com

Reklama
Back to top button