VIDEO/Përfshihet nga zjarri blloku i banesave në Tiranë, forca të shumta zjarrfikëse “blindojnë” zonën

Share

Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në kryeqytet, ku disa banesa janë përfshirë nga zjarri në zonën e njohur si “Pazari i Ri”.

Burime për mediat bëjnë me dije se flakët kanë përfshirë këtë bllok apartamentesh në Tiranë, ndërkohë që me shpejtësi në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikëse të cilët po punojnë me qëllim neutralizimin e flakëve.

Lidhur me këtë ngjarje deri më tani nuk ka një reagim zyrtar dhe nuk dihet nëse ka të plagosur apo vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet në këtë zonë, ndërkohë që priten më tepër detaje në vijim.




Huazuar nga albeu.com

Reklama
Back to top button