Ervin Salianji flet pas daljes nga qelitë e Fierit: Bëra burg për arsye politike, dënimi për të më shmangur nga beteja zgjedhore

Share

Ditën e sotme, ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka dalë nga burgu i Fierit pas vuajtjes së dënimit për kallëzim të rremë publik.

Në deklaratën e tij, ai e cilësoi burgosjen si një akt politik të orkestruar nga qeveria Rama.

Sipas Salianjit, qëllimi ishte ta shmangnin nga beteja zgjedhore dhe ta ndëshkonin për denoncimet ndaj pushtetit.

Ai u zotua se do të vazhdojë luftën kundër regjimit, të cilin e cilëson të kriminalizuar dhe autoritar.

Ervin Salianji, ish-deputeti i PD-së: Çdo ditë e imja në burg është denoncim për regjimin e Ramës. Qytetarët do rezistojnë dhe do rrëzojnë një qeveri, që është e kriminalizuar. Ditët e mia në burg tregojnë regjimin e kalbur ku jetojmë.

Beteja ime ndaj regjimit nuk është ndaluar asnjëherë. Regjimi më burgosi nga frika e humbjes, aq sa mund të quhen zgjedhje. Qeveria ka dobësuar më shumë demokracinë më shumë në vend. Burgosja ime ka qenë për arsye politike. Betejën do ta vazhdoj në Strasburg.




Huazuar nga albeu.com

Reklama
Back to top button