Parashikimi i motit 5 Korrik 2025

Këtë të shtunë në vendin tonë,
Vijojnë masat ajrore me origjinë Afrikane duke sjellë në Shqipëri mbizotërim të motit të kthjellët dhe të nxehtë gjatë orëve të paradites.
Pasditja do të sjellë kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin ku më dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore duke rrezikuar momente me pika shiu në skajin verior. Po ashtu lageshtia në ajër do të jetë në nivele të larta duke bërë që i nxehti të ndjehet akoma më shumë.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta si në mëngjes edhe në mesditë duke bërë që vlera minimale të regjistrohet në qarkun e Korcës 14°C, ndërsa maksimalja pritet në zonat Jugore dhe zona të izoluara në Qendër të territorit duke arritur një maksimum prej 41°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi verior, kjo do të bëjë që në në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 – 3 ballë.