Abuzimet me energjinë, OSSH kontrolle në 1500 subjekte: 3 milionë kWh të rikuperuara

Share

Vera ka nisur dhe kontrollet për abuzime me energjinë elektrike janë shtuar në zonat turistike, bregdetare dhe malore.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes bën të ditur se, në kuadër të zbatimit të ligjit kundër informalitetit, si dhe masave tekniko-organizative për të siguruar një furnizim normal me energji, strukturat e OSSH po kryejnë kontrolle të shtuara ndaj subjekteve me risk për abuzim me energjinë elektrike.

Gjatë muajit të fundit është ushtruar kontroll në rreth 1500 subjekte. Nëntë subjekte janë proceduar në Policinë e Shtetit për shkelje të ligjit të energjisë, me akuzën “vjedhje të energjisë elektrike”.

69 subjekte janë identifikuara, që tarifoheshin në kundërshtim me rregullat e ERE “sipas llojit të aktivitetit”. Janë rreth 3 milionë kilovat-orë të rikuperuara nga masat e marra, të cilat iu faturuan “abuzuesve”.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes u bën apel klientëve/subjekteve të mos bien pre e skemave mashtruese të ndërhyrjes në matës apo furnizimit me linjë të dytë jashtë matjes, pasi do të përballen me forcën e ligjit pa asnjë kompromis.




Huazuar nga albeu.com

Reklama
Back to top button