Nën akuzë dhe pezullim nga detyra, kreu i KPP-së Jonaid Myzyri del para GJKKO-së

Kryetari i pezulluar i Komisionit të Prokurimeve Publike Joniad Myzyri, i cili është vënë zyrtarisht nën akuzën e shkeljes së barazisë në tendera nga Prokuroria e Posaçme, u paraqit këtë të premte në Gjykatën e Posaçme.
Të hënën u njoftua se ndaj Myzyrit, është vendosur edhe masa e pezullimit nga detyra dhe detyrim paraqitje.
HETIMET E PROKURIMEVE PUBLIKE
Bëhet e ditur se bëhet fjalë për prokurimin e vitit 2020 që lidhet me mirëmbajtjen rutinë të segmentit rrugor “Rrëshen-Shpal dhe Shpal-Ura e Repsit”. Fondi për të ishte 219.8 milionë lekë ndërsa dyshimet janë se është favorizuar kompania fituese.
Po ashtu bëhet e ditur se së bashku me të në akuzë janë vënë edhe shtatë zyrtarë të tjerë, por edhe të tre personave që akuzohen për Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve
Vetë Myzyri, ashtu si në paraqitjet e tjera nuk ka preferuar të komunikojë me mediet.
Kreu i KPP-së është marrë disa herë në pyetje nga prokuroria e posaçme. Mësohet se dëshmia është marrë jo vetëm për tenderin që është nën akuzë por edhe për prokurime të tjera.