Aktualitet dhe Lajme
U martua vetëm 10 ditë më parë/ Vdekja tragjike e Diogo Jotës, makina doli nga rruga dhe u përfshi nga flakët, viktimë edhe vëllai 26-vjeçar i futbollistit

Detaje të reja dalin nga aksidenti tragjik në Spanjë, ku humbi jetën 28-vjeçari Diogo Jota.
Ylli i Liverpoolit, po udhëtonte në provincën e Zamorës së bashku me vëllain e tij André, futbollist profesionist 26-vjeçar nga Penafiel, kur makina doli nga rruga.
Raportohet se automjeti ku udhëtonin dy vëllezërit u përfshi nga flakët, duke u marrë jetën.
Aksidenti ndodhi në kilometrin e 65-të të autostradës A-52 , pranë rajonit Zamora të Sanabrias.
Diogo Jota, u martua me të fejuarën e tij, Rute Cardoso, vetëm 10 ditë më parë, më 22 qershor.
Fotot tregonin çiftin me tre fëmijët e tyre: Denis (2021), Duarte (2023) dhe vajzën të lindur në vitin 2024, emri i së cilës nuk është zbuluar.