Aktualitet dhe Lajme
Aksident në Bradashesh, plagoset një person (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë zonës së Bradasheshit, ku një kamion ka përplasur një drejtues motoçiklete.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime dhe është transportuar menjëherë me urgjencë në spitalin rajonal të Elbasanit, për marrjen e ndihmës mjekësore të nevojshme.
Autoritetet janë duke hetuar shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka nisur procedurat e duhura për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.