Aktualitet dhe Lajme

“Serbët nuk e duan Vuçiçin”, kriset miqësia e vjetër mes Rusisë dhe Serbisë

Share

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus.

I pari ndër këta është edhe “babai filozofik” i Vladimir Putin, Aleksandar Dugin.

Ky i fundit ideolog i njohur i Kremlinit, dhe njeri i afërt me presidentin Vladimir Putin, deklaroi se populli në Serbi “nuk e do më Vuçiçin”.

“Serbët duan që Vuçiç të mos jetë më. Dhe kjo është e vërtetë. Të gjithë serbët e duan këtë”, tha Dugin për median shtetërore ruse, Sputnik.

Reagimi tjetër vjen nga shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, i cili tha se Moska është e interesuar që trazirat në Serbi të zgjidhen “në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet”.

Këto mesazhe kontradiktore nga Moska vijnë shtatë ditë pasi Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë publikoi një deklaratë ku pretendohej se Serbia, përmes kanaleve të ndërmjetme, po eksporton armë për Ukrainën, vend ndaj të cilit Rusia nisi pushtimin në shkurt të vitit 2022




Huazuar nga albeu.com

Back to top button