Aktualitet dhe Lajme

Vrasja e Liridona Ademajt/ Naim Murseli dhe të tjerët paraqiten në gjykatë, çfarë pritet të ndodhë

Share

Këtë të mërkurë, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, po mbahet seanca për shqyrtimin gjyqësor të të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt: Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës.

Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ka mohuar fajësinë në seancat e mëparshme. Ai tha se nëse aktakuza kundër tij provohet, do të kërkojë vetë dënim me burgim të përjetshëm.

Granit Plava nuk ka folur në gjykatë, ndërsa Kushtrim Kokalla mohoi akuzat ndaj tij. Prokurorja Javorka Perlinçeviq njoftoi se Prokuroria e Prishtinës, ka ngritur aktakuzë ndaj tre të pandehurve për krime të rënda.

Hetimet kanë treguar se ekziston dyshim i bazuar për përfshirjen e tyre në këtë krim.

Prokuroria mbështetet në shumë deklarata të dëshmitarëve dhe prova materiale. Ajo është e sigurt se të akuzuarit kanë kryer veprat për të cilat po gjykohen.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button