Durrës/ Morën peng 48-vjeçarin dhe e dhunuan në makinë, shpallen në kërkim 4 agresorët

Katër të rinj në Durrës, morën peng dhe më pas e dhunuan në makinë një 48-vjeçar. Policia e Durrësit, ka identifikuar 4 agresorët të cilët janë shpallur në kërkim, ndërsa është sekuestruar automjeti i përdorur në këtë pengmarrje.
Uniformat blu, bëjnë me dije se i lënduari me iniciale D.S, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Menjëherë për kallëzimit të shtetasit D. S., 48-vjeç, se 4 shtetas e kishin marrë me forcë, në automjet, dhe e kishin dhunuar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët.
Si rezultat i veprimeve hetimore janë identifikuar shtetasit e përfshirë në këtë rast, konkretisht A. K., 27- vjeç, K. K., 31-vjeç, J. K., 35-vjeç dhe S. P., 27-vjeç, të gjithë banues në Durrës. Punohet intensivisht për kapjen e tyre, si dhe për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.
Ndërkaq, 48-vjeçari është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.