Aktualitet dhe Lajme

Kërkoi lirinë, Gjykata merr vendimin për Erion Veliajn

Share

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në kuadër të hetimeve për korrupsion.

Po ashtu, gjykata ka konfirmuar masën “arrest shtëpie” për Elman Abulen, i cili është përfshirë në të njëjtën çështje hetimore.

Avokatët mbrojtës kërkuan ndryshimin e masave të sigurisë, duke propozuar zëvendësimin me masa më të buta dhe ofruan garanci pasurore. Megjithatë, GJKKO vendosi të mos pranojë kërkesat.

Si argument të ri në seancë, Prokuroria paraqiti faktin se apartamenti që ndodhet mbi banesën e Veliajt zotërohet në mënyrë të tërthortë nga çifti Xoxa–Veliaj, duke ngritur dyshime për pasuri të padeklaruara apo të fshehura. Ky fakt u konsiderua si element shtesë që forcon dyshimet për implikim në veprimtari të paligjshme.

Mt hertt gjattxs ditës së sotme Gjykata e Posaçme e Apelit miratoi dhe vendimin e Shkallës së Parë për sekuestrimin e apartamentit pranë banesës së çiftit Veliaj – Xoxa.

Ankues ishte kompania “Agi Kons” e biznesmenit Gentian Sula, në emër të kompanisë të të cilit rezulton pronësia.

Por sipas prokurorëve të SPAK-ut ky apartament te “Kodra e Diellit” në Tiranë ishte në përdorim nga kryebashkiaku.

Me këtë vendim të marrë sot nga Apeli i GJKKO-së apartamenti i çiftit Veliaj- Xoxa mbetet në sekuestro.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button