Aktualitet dhe Lajme

Noka debat me Spiropalin: Ky Parlament s’është dyqani juaj që hapet e mbyllet sipas tureve turistike

Share

Debati i opozitës me kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali, ka vijuar me Sekretarin e Përgjithshëm të PD Flamur Noka, i cili ka akuzuar Spiropalin se po e garanton Kuvendin si dyqan që hapet e mbyllet sipas tekave.

Ndërkohë, Spiropali u përgjigj duke thënë se ajo dhe mazhoranca ka detyrimin që të përfaqësojë sa më mirë Shqipërinë kudo që të munden, ndërsa opozita mundohet ta nxijë sa më shumë figurën e vendin në ato pak hapësira që kanë ngelur.

Debati:

Flamur Noka: E papranueshme që spikerja e Kuvendit të thotë të ma dini për nder që po i bëj këto seancë. Kuvendi u zgjodh nga sovrani për të bërë punën në interesa të tij. Nuk është çështje e humorit të spikeres.

Turet tuaja turistike për të bërë selfie, nuk mund të bllokojnë axhendën e Kuvendit. Ka 2 nënkryetarë. Ju mungojnë 5 apo 10 deputetë e nuk kaloni dot noterizimet që ju kërkon sulltani, kjo nuk është problem i parlamentit. Harrojeni, ky parlament nuk është dyqani juaj që hapet e mbyllet sipas tekave e interesave tuaja.

Sa kohë të jesh në atë karrige, se me vapën ikën, vjen Sara në vendin tënd, përpiqu të ruash integritetit.

Spiropali: E kuptoj që ju mungojnë selfiet përtej oqeanit e në Europë, por ky nuk është problemi jonë. Ne përfaqësojmë Shqipërinë ndërsa ju e nxini ku të mundeni në ato pak hapësira që ju kanë mbetur.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button