Një ndër goditjet më të largëta, Izraeli sulmon aeroportin në verilindje të Iranit

Sulmet mes Izraelit dhe Iranit nuk kanë të ndalur. Ushtria Izraelite së fundmi ka bërë me dije se kanë goditur një avion iranian të furnizimit me karburant në Aeroportin e Mashhadit në Iranin lindor, qyteti i tretë më i madh në vend.
Ky është një sulm me rreze të gjatë veprimi, rreth 2.300 kilometra larg Izraelit, i cili ka goditur thellë në verilindje të Iranit, një ndër goditjet më të largëta të kryera në Tel Aviv që prej nisjes së operacioneve ushtarake.
“IAF po operon për të vendosur epërsi ajrore mbi hapësirën ajrore iraniane. Kjo shënon sulmin me rreze të gjatë veprimi të kryer që nga fillimi i operacionit”, tha IDF në një deklaratë.
Sakaq, mediat iraniane kanë deklaruar se nga sulmi nuk ka pasur dëmtime serioze të infrastrukturës së aeroportit teksa pista vijon të mbetet funskionale.