Aktualitet dhe Lajme

Barcelona refuzon ofertën e klubit të njohur evropian për transferimin e Ansu Fati

Share

Përpjekjet e klubit francez Monaco për të nënshkruar me Ansu Fatin kanë dështuar, pasi Barcelona po mban një qëndrim të palëkundur sa i përket kërkesave për pagën e tij.

Transferimi i Fatit tek Monaco ka kolapsuar pasi gjiganti katalanas ka refuzuar ofertën hapëse të klubit francez, ka raportuar Marca.

Oferta e Monacos ishte një marrëveshje huazimi pa e mbuluar pagën e plotë të sulmuesit spanjoll, paga aktuale e të cilit mbetet e lartë bazuar nga rinovimi i fundit i kontratës.

Barcelona e ka refuzuar këtë ofertë pasi klubi nuk është i gatshëm ta paguajë pagën e një lojtari teksa ai është në huazim diku tjetër.

Fati u rikthye tek Barcelona verën e kaluar pas një periudhe huazimi tek Brightoni, atje ku dështoi që të ketë ndonjë ndikim.

Për Barcelonën, ai ka luajtur vetëm 11 ndeshje në të gjitha garat gjatë sezonit 2024/2025, duke përfshirë gjashtë paraqitje në La Liga dhe duke mos kontribuar në ndonjë gol të shënuar.

Me trajnerin Hansi Flick që e ka lënë atë jashtë për disa ndeshje me radhë, e ardhmja e Fatit në Kataloni mbetet e pasigurt.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button