Kualifikueset e Botërorit 2026, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Letoni për përballjen e radhës

Share

Vijon misioni i kualifikuesve për Botërorin 2026! Kombëtarja shqiptare mbërrin në Letoni për ndeshjen e së martës.

Njoftimi i FSHF:

Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar këtë të diel drejt Letonisë, në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Letonisë, që do të luhet të martën, më 10 qershor, në “Skonto Stadions”, në orën 20:45.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se me skuadrën nuk ka udhëtuar vetëm kapiteni Berat Gjimshiti, i cili nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Silvinjo, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Të gjithë lojtarët e tjerë kanë udhëtuar me ekipin dhe kuqezinjtë janë akomoduar menjëherë në hotel. Të hënën, Kombëtarja do të mbyllë përgatitjet për ndeshjen ndaj Letonisë.




Huazuar nga albeu.com

Reklama
Back to top button