Operacioni “Ura”/ Anëtar i grupit të dro*ës, kapet në Belgjikë dhe ekstradohet në Itali shqiptari i kërkuar

ITALIA- Një shqiptari i kërkuar nga antimafia e Barit është arrestuar në Belgjikë për llogari të shtetit Italian.
Mediat e huaja bëjnë me dije se operacioni është kryer më shumë se një javë më parë, por është njoftuar sot në ditën e dorëzimit të tij me proces deportimi nga Arlon në Belgjikë, te agjentët e FAST Italia.
Bëhet me dije se shqiptari ishte i kërkuar në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Ura”.
Ai është pjesë e listës me 52 emra të arrestuarisht, të kërkuarish dhe akuzuarish të antimafias së Barit, për 4 organizatat kriminale që përbënin një kartel të fuqishëm droge.
Aktiviteti hetimor transnacional, që synonte gjetjen dhe kapjen e të riut, i lejoi Ekipit FAST të Luksemburgut të kryente një aktivitet ndjekjeje deri në kufirin me Belgjikën, ku shqiptari i kërkuar u gjurmua mbrëmjen e 20 majit.
Dy javë më parë operacioni policor i quajtur “Ura”, solli lëshimin e urdhërarresteve për 52 persona të përfshirë, në shkallë të ndryshme, në trafik ndërkombëtar droge, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.
Urdhrat u lëshuan nga Gjyqtari për Hetimet Paraprake të Barit dhe nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Antikorrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO).
Operacioni u nis nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Barit dhe SPAK , me koordinimin e Eurojust (Hagë) dhe Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm të Romës.