Aktualitet dhe Lajme

U arrestua në operacionin “Ura”, avokati dhe ish-sekretari i PS-së në Këshillin Bashkiak Durrës para GJKKO-së: Jam i rënduar psikologjikisht, kërkoj të jem pranë familjes

Share

Avokati dhe ish-sekretari i Partisë Socialiste i Këshillit Bashkiak Durrës, Armand Tragaj, i cili u arrestua gjatë operacionit “Ura” pasi SPAK dyshon se ai ka kryer veprën penale të ndikimit të paligjshëm në 4 episode. Tragaj dyshohet të ketë qenë gjithashtu përdorues i aplikacionit SKY ECC.

Ndërkohë mësohet se në sallën e gjyqit të zhvilluar sot në GJKKO, Tragaj i është drejtuar gjykatës për masë më të butë sigurie sesa ajo e “arrest në burg”.

“Jam i rënduar psikologjikisht dhe vazhdimi i kësaj mase do të rëndoj situatat e mia familjare, ku unë kam me babain të sëmurë, dhe njerkën e paralizuar, vëllain në psikiatri dhe bashkëshorten me femijë të mitur. Për këtë fakt u kërkoj të jem pranë familjes”, ka thënë ai.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button