Aktualitet dhe Lajme

Votat preferenciale të diasporës, mbeten për t’u numëruar edhe tre qarqe

Share

Kanë mbetur vetëm tre qarqe, Elbasani, Gjirokastra dhe Vlora, sa i përket numërimit të votave preferenciale nga diaspora.

Në qarqet Elbasan dhe Gjirokastër, nuk pritet përmbysje rezultatesh për kandidatët, ndërkohë që në Vlorë, ku diaspora i dha mandatin e 9-të PS-së, gara është mes Klevis Kaso dhe Vasil Llajo.

Nga të dhënat e deritanishme, Llajo ka një diferencë me 915 votash në favor të Llajos.

Ditën e djeshme, u mbyll numërimi në Kukës, Shkodër, Dibër, Fier, Korçë, Lezhë e Tiranë. Diaspora konfirmoi në Kuvend Olta Xhaçkën, e cila kishte humbur në raport me Blerina Gjylametin sipas votave brenda vendit.

Emigrantët ndikuan edhe listën e PD. Isuf Celaj fitoi mandat, duke mundur Shkëlqim Shehun në Kukës.

Në Lezhë me 27 vota më shumë nga kandidatja Marjeta Neli, diaspora i siguroi vendin në parlament Admir Kadelit. Arriti të hyjë edhe kandidatja në qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button