Aktualitet dhe Lajme
Përfshihet nga flakët banesa në Magjate të Kuçovës

Gjatë orëve të natës në fshatin Magjatë të Kuçovës, një banesë është përfshirë nga flakët. Menjëherë pas njoftimit, në ndihmë të zjarrfikëses së MZSH Kuçovë u nisën dy mjete zjarrfikëse dhe grupi i shërbimit, të cilët ndërhynë me shpejtësi për të neutralizuar zjarrin.
Falë reagimit të shpejtë dhe koordinimit të mirë të shërbimeve të emergjencës, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Autoritetet përkatëse po punojnë për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.