Aktualitet dhe Lajme

Kriza në martesën e dytë të reperit? Fero dhe Nita Bajrami përfliten për ndarje

Share

Reperi i njohur Fero ka ndezur sërish mediat rozë, këtë herë për një krizë të mundshme në jetën e tij personale. Në qendër të vëmendjes është marrëdhënia e tij me bashkëshorten e dytë, Nita Bajrami, me të cilën u martua vetëm pak muaj më parë.

Burime pranë çiftit bëjnë të ditur se ata mund t’i kenë dhënë fund martesës, edhe pse nuk ka ende një konfirmim zyrtar. Ajo që ka ngritur dyshime të forta ka qenë fakti se Fero e ka hequr Nitën nga lista e ndjekësve në rrjetet sociale.

As Fero dhe as Nita nuk kanë reaguar publikisht, por ndjekësit e reperit kanë nisur me komente dhe pyetje, pasi dyshojnë për një përplasje mes tyre.

Pas ndarjes nga modelja Arbenita Ismaili, me të cilën ka një vajzë reperi kishte deklaruar se po fillonte një kapitull të ri në jetën e tij, i përkushtuar ndaj fesë islame dhe larg skenës muzikore.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button