Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë/ Rama pret liderët europianë në Sheshin Skënderbej, valle e këngë popullore (VIDEO)

Share

Ditën e sotme  Kryetarë shtetesh dhe qeverish nga 47 vende europiane, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare kanë mbërritur sot në Tiranë për të marrë pjesë në punimet e samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Në sheshin “Skënderbej” ku është ngritur edhe Shtëpia e Europës, po zhvillohet aktualisht ceremonia e mikpritjes me tapet të kuq e liderëve pjesëmarrës në Samitin e VI të Komunitetit Politik Europian, nga kryeministri Edi Rama, i cili është mikpritësi i Samitit.

Po ashtu, në sheshin “Skënderbej” të ftuarit i presin dhe performanca me valle e muzikë shqiptare.

 

 

Ceremonia e mirëseardhjes në samit, shoqërohet nga performanca të ndryshme artistike, promovuese të traditës dhe kulturës kombëtare shqiptare.

Ndërkohë Samiti do të vijojë përgjatë ditës me seancat plenare dhe tryezat e diskutimeve.

Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis sot punimet në Tiranë nën logon “New Europe in a new world”, duke shënuar takimin e tij për herë të parë në Ballkanin Perëndimor me pjesëmarrjen e liderëve, kryetarë shtetesh dhe qeverish nga 47 vende europiane, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare.

 




Huazuar nga albeu.com

Reklama
Back to top button