Nga Meta, Majko, Xhaçka e Kodheli ja kush janë deputetët me një karrierë të gjatë parlamentare që mbetën jashtë kuvendit

Më 11 maj, disa deputetë me një karrierë të gjatë parlamentare dhe funksionarë të lartë politikë nuk arritën të siguronin votëbesimin e qytetarëve. Kjo ka hapur mundësinë për qëndrim të figurave të reja, të rinj në moshë dhe pa përvojë të mëparshme në politikë, të cilat pritet të marrin vendet e tyre.
Emrat që për vite me radhë “ngrinin kartonin” në seancat plenare, sot mbeten jashtë loje, ndërsa një brez i ri hyn në skenën politike me premtimin për të ndryshuar rregullat e saj.
Në qarkun e Tiranës, nga Partia Socialiste, mbeten jashtë: Olta Xhaçka, Blerina Gjylameti, Plarent Ndreca, Mimi Kodheli, Pandeli Majko, Ermonela Felaj dhe Klotilda Bushka.
Ndërsa nga Partia Demokratike nuk u rizgjodhën: ish-presidenti Ilir Meta, Asllan Dogjani, Myslim Murrizi, Petrit Doda, Dhurata Çupi dhe Shpëtim Idrizi.