Aktualitet dhe Lajme

Marta Kos uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve:Momenti për zgjerimin në BE është real

Share

Pas Macron, Von der Leyen dhe Orban, edhe komisionerja për zgjerimin e BE-së, Marta Kos ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Kos shprehet se pret me padurim të vazhdojnë bashkëpunimin në ndjekjen e reformave të Shqipërisë për anëtarësimin e saj në BE.

“Pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të mirë në ndjekjen e reformave të Shqipërisë për anëtarësimin e saj në BE.

Momenti për Zgjerimin ne BE është real, le ta kapim së bashku! “, shkruan Kos ne rrjetin social X.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button