Aktualitet dhe Lajme
Aksident tragjik në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, humbin jetën dy të rinjtë, 23 dhe tjetri 18-vjeç

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar sot në “Shkallën e Tujanit”. Raportohet se dy persona kanë ndërruar jetë pas përplasjes së motorit me një makinë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 14.05.2025, rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Shkalla e Tujanit”-Zall Dajt”, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin O. C., 24-vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. H., 23-vjeç dhe pasagjer shtetasin O. L., 18-vjeç. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasit B. H. dhe O. L.