Berisha ironizon Ulsi Manjën: 99% e të dënuarve votojnë PS, thonë rroftë partia që na burgosi

Gjatë një konference për mediat, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli për rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit, ku shumicën e votave e mori Partia Socialiste.
Teksa akuzoi PS-në për vjedhje votash, Berisha ironizoi ministrin Ulsi Manja.
Kryedemokrati tha se Manja është më i preferuari mes të burgosurve, pasi kishte marrë shumicë votash nga votuesit e burgjeve.
Sali Berisha: E morët vesh? Ministri i brendshëm merr të gjithë votat me Ermonela Felaj në burg. A ka vend në botë more që votohet ministri i brendshëm përveç se në Shqipëri, po se është bandit si ata.
Kjo duhet të jetë temë në studio, ministri i brendshëm votohet në burg si ylli i burgut. 99% e të burgosurve votojnë PS, rroftë partia që na burgosi, e kuptoni a jo se çfarë zgjedhjesh janë këto.
Kjo është Koreja e Veriut. Beteja për votën e shqiptarëve është betejë absolute, do jetë fitimtare.
Thirrje popullit opozitar në protestë kundër këtyre zgjedhjeve të grabitura. Sa më shumë vjedhin Rama me grupin e tij aq më i fortë bëhet rezultati sepse krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim.