Aktualitet dhe Lajme

Zgjedhjet 2025/ Drejtori i Ujësjellësit në Gjirokastër shkelmon portën e shkollës dhe intimidon komisionerët

Share

Në një postim të bërë rrjetet sociale, sekretari për Marrëdhëniet me Publikun i PD në Gjirokastër, Armando Rabi, ka denoncuar shkeljet gjatë procesit të votimit në këtë qark.

Rabi i bën thirrje organeve kompetente për reagim, pasi drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve në Gjirokastër dhe kryetari i PS, Gentian Llogo, është futur brenda qendrës së votimit në shkollën ‘Naim Frashëri’.

Sipas tij, zyrtari i PS ka shkelmuar portën e shkollës, ndërsa është futur në qendrën e votimit duke intimiduar komisionerët.

Thirrje organeve kompetente të marrin urgjentisht këtë denoncim dhe krim zgjedhor.

Shikoni se si drejtori i UKGJ Gjirokastër dhe kryetari PS Gjirokastër Gentian Llogo, futet brenda qendrës së votimit te Shkolla Naim Frashëri Gjirokastër.

I cili ja ka futur me shkelm portës shkollës dhe ka shkuar drejtë qendrës së votimit duke intimiduar komisionerët e KQZ të cilët kanë dalë të gjithë jashtë.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button