Aktualitet dhe Lajme
Komisionerët e PD-së në Memaliaj kapin në flagrancë “patronazhistin” duke orientuar votuesit (EMRI)

Komisionerët e Partisë Demokratike, pretendojnë se kanë kapur në flagrancë në një qendër votimi, patronazhistin Ilir Ruka, punonjës të ISHSH Gjirokastër.
Sipas raportimeve të tyre, Ruka ishte duke orientuar deri në kutinë e votimit 10 persona, për të votuar për Partinë Socialiste dhe ky veprim është një shkelje flagrante e ligjit dhe mund të ndikojë negativisht në integritetin e procesit zgjedhor.
Komisionerët e PD-së, kanë kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve për të hetuar këtë ngjarje dhe për të siguruar një proces të ndershëm dhe të drejtë zgjedhor.