Aktualitet dhe Lajme
Giro d’Italia/ Rrëzohet çiklisti Lucas Plapp pranë stadiumit “Arena Kombëtare”

Australiani Lucas (Luke) Plapp i skuadrës ‘Team Jayco–AlUla’, u rrëzua pranë stadiumit “Arena Kombëtare”.
Mësohet se nuk ka asnjë dëmtim për çiklistin që humbi kohë në garën e kronometrit, edhe pse vijoi garën me biçikletë të re.
Nga ora 13:25 ka nisur Etapa e Dytë e “Giro d’Italia” nga sheshi “Skënderbej” në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga i biri, Zaho, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, si edhe nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, kanë valëvitur flamurin e nisjes së çiklistit të parë.