Aktualitet dhe Lajme

Fotot e fundit të Justin shqetësojnë fansat: A po kalon ai një periudhë të errët?

Share

Një postim i fundit në rrjete sociale nga Justin Bieber ka ngjallur reagime të shumta dhe shqetësim mes ndjekësve të tij, të cilët vërejtën disa detaje që nuk kaluan pa u komentuar.

Në pamje të parë, këngëtari 31-vjeçar ndodhej në një ambient malor të qetë, duke punuar për muzikë të re në një studio të izoluar, por dy fotografi në veçanti i bënë fansat të pyesin nëse diçka më serioze po ndodh pas kuintave.

Në njërën nga fotot, Bieber shihet përmes një dere të hapur, në një pozicion që shumë ndjekës e interpretuan si moment përdorimi të substancave.

Në një tjetër pamje, ai ndodhet në një verandë me pamje madhështore nga malet, ku pranë tij vërehet një objekt që ngjason me pajisje për tymosje. Afër tij, miku i ngushtë dhe këngëtari australian Eddie Benjamin shihet duke pirë cigare.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button