Rama sulmon Berishën për kontratën e lobimit në SHBA: 6 milionë euro për Latifin, që t’ia bëjë oqeanin kos

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Lezhë për mitingun e radhës elektoral për zgjedhjet e 11 majit.
“Kush e ka marrë vesh nga këneta që PBB në 3 mandatet tona është rritur dy herë e gjysëm. Pse populli pavarësisht çmendojnë këta, na mbështet shumë. Sepse vlera është në realitetin e Shqipërisë, është në xhepat e popullit, është në arkën e kompanive. Pse do na vinin njerëzit nga prapa nëse do e kishim gjet Shqipërinë këtu dhe do e kishim çuar këtu. Populli e di që çdo ndryshim e sjellim ne.
Çdo ndryshim për keq është kur ti lë këtë punë dhe hidhesh në kënetë. Isha në ishullin e Lezhës, vizitova shtëpinë e vjetër. S’mund të thuash meqë këtu s’janë bërë ca gjëra, ti duhet të lësh këtë punë dhe të vijnë ata që deshën me e djeg. Kur njeriu i ka sytë top, është më i verbër se dikush që nuk i ka sytë. Kush i ka sytë, s’do me pa, është qorr absolut. Kush është nga veshët top, dhe do të dëgjojë këngën e bufit përnotë, është më shurdh nga shurdhi”- tha Rama.
Rama në fjalën e tij nuk la pa ironizuar Berishën dhe opozitën, që kanë paguar 6 milionë dollarë te Chris LaCivita për të hequr non gratën. Më tej Rama theksoi se ai nuk bullizon PD-në por e satirizon për gabimet apo gafat që bën Berisha.
“6 mln për Latifin, tha po e marr po i jap 6 mln që të më ndihmoj këtu dhe të ma bëj oqeanin kos. Po bën premtime spektakolare, bën dhe ca gabime. Në Gramsh tha shikon se ç’i bënë Gramshit, nga 50 mijë njerëz bën 60 mijë njerëz. Është në ankth të madh se i erdhi dita.
Deti kos e bën po oqeanin nuk e kalon. Ka llocur. Është tamam kënetë. Nuk i bullizoj, janë satirë. Satira dhe karikatura janë format më të lartë të kritikës. Satira është e dhimbshme. Marrin një tendë. Fusin bufin në hije dhe thotë ato pensionin do e bëj nën 200 euro. Aty nën hije. Kënetë komplet”- tha ai.