Aktualitet dhe Lajme

Champions League/ Barcelona-Interi i besohet Turpin, precedentët e francezit me të dy ekipet

Share

Gjysmëfinalja e parë mes Barcelonës dhe Interit i është besuar një arbitri me eksperiencë si Clement Turpin.

Sa i përket dhomës së VAR në “Estadi Olímpic Lluís Companys de Montjuic” do të jetë Jerome Brisard.

42-vjeçari në këtë sezon nuk ka arbitruar asnjë ndeshje ku ka qenë protagoniste Barça ose Interi.

Ekipin katalan ai e gjykuar në katër takime ndër vite me një bilanc prej dy fitoresh dhe dy humbjesh.

Ndërsa Interin ai e ka arbitruar më parë në pesë takime. Në këtë precedentë zikaltërti numërojnë dy fitore dhe tre humbje.

The post Champions League/ Barcelona-Interi i besohet Turpin, precedentët e francezit me të dy ekipet appeared first on Albeu.com.


Huazuar nga albeu.com

Back to top button