Aktualitet dhe Lajme

Rusia shpall armëpushim të njëanshëm 72-orësh në Ukrainë, reagon Shtëpia e Bardhë

Share

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt, ka komentuar njoftimin e udhëheqësit të Kremlinit, Vladimir Putin, për një “armëpushim” të planifikuar për të përkuar me Ditën e Fitores.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me takimin midis presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë fundjavës, Leavitt tha se Trump ishte “gjithnjë e më i frustruar me udhëheqësit e të dy vendeve”.

Ajo tha se udhëheqësi i SHBA-së “dëshiron një armëpushim të përhershëm” dhe iu referua propozimit të Putinit sot, transmeton Telegrafi.

“Ai [Trump] dëshiron të shohë një armëpushim të përhershëm. E kuptoj që Vladimir Putin këtë mëngjes ofroi një armëpushim të përkohshëm. Presidenti e ka bërë të qartë se dëshiron të shohë së pari një armëpushim të përhershëm për të ndaluar vrasjet, për të ndaluar gjakderdhjen”, tha ajo.

Leavitt theksoi se ndërsa Trump “mbetet optimist” se mund të arrihet një marrëveshje, “ai gjithashtu po tregohet realist dhe të dy udhëheqësit duhet të ulen në tryezë për të negociuar një rrugëdalje nga kjo situatë”.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button