Berisha denoncon asfaltin elektoral në Durrës: Kriminelja elektorale Sako, “Gjushi me fustan” s’pyet për ligjin… (VIDEO)

Këtë të hënë, me anë të një reagimi të fortë në llogarinë e tij perosnale në “Facebook”, lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar krimin elektoral të kryetares së Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, të cilën e cilëson si “Gjushi me fustan”.
Sipas Berishës, se në shkelje të hapur të ligjit, ka nisur asfaltimin elektoral në Shënavlash të Durrësit, duke përdorur fondet publike për të blerë vota në prag të zgjedhjeve të 11 majit.
Teksa publikon videon e denoncimit të qytetarit për asfaltin elektoral në ShënVlash të Durrësit, Lideri i PD-së garanton se pas zgjedhjeve, Sako dhe bashkëpunëtorët e saj do të mbajnë përgjegjësi, njësoj si ish-zyrtarët e tjerë të denoncuar për terror elektoral.
Postimi i plotë:
Asfalt për Votë!
Kriminelja elektorale Sako (Gjushi me fustan) nuk pyet për ligjin dhe vazhdon me krimin: Asfalt për votë!
Dënoj me forcën më të madhe krimin elektoral të saj për të cilin e siguroj se pas 11 majt do trajtohet njëlloj si Gjushi, Visi i Pojës, Hajri dhe Agasi, terrorist elektoral!
Zoti Berisha partia socialiste bashkia e Durrësit, filluan asfaltin electoral në Shën Vlash Durrës per vota, po bejn çdo gjë për te fitura po këtë rradhe do humbin si kurrë më parë, rroftë partia Demokratike.