Parashikimi i motit 28 Prill 2025, kthjellime dhe vranësira të shpeshta

Ditën e sotme në vendin tonë, si pasojë e prezencës së një qendre të presionit të lartë atmosferik e vendosur përkatësisht mbi Ballkan, do të vijojë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të jetë dominant.
Më të theksuara kthjellimet paraqiten përgjatë Ultësirës Perëndimore, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore.
Pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat në zonat qendrore, duke rrezikuar momente me pika shiu duke lënë të gjithë pjesën tjetër të territorit me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme.
Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në orët e mëngjesit, por mesdita sjell një rritje të lehtë të tyre duke u luhatur nga 5°C vlera më e ulët, deri në 26°C vlera më e lartë në rang territori.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verior -Veriperëndimor, duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.