Aktualitet dhe Lajme

VIDEO/ Ekzekutimi i 58-vjeçarit në Vlorë, familjarja shpërthen në lot: E vranë, ku ishte Ceno?

Share

Mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00, u ekzekutua me armë zjarri 58-vjeçari, Renato Hoxhaj në lagjen ‘Hajro Çakërri” në Vlorë.

Dyshohet se viktima ka dy plumba në kokë dhe një në trup dhe se është goditur me armë zjarri nga shumë pranë, ndërsa një familjare e viktimës ka shpërthyer në lot në vendin e ngjarjes.

“E vranë! E vranë! Ku ishe Ceno”? – thotë e afërmja.

E tronditur ajo ka mbërritur në vendin ku u vra 58-vjeçari i cili punonte si roje në një pallat në ndërtim e sipër që po bëhej pranë banesës së tij.

Nga biseda duket që Renato Hoxhaj, mund të mos ishte i vetmi person që ruante godinën në ndërtim e sipër, që mund të ruhej dhe nga persona të tjerë.

 




Huazuar nga albeu.com

Back to top button