Aktualitet dhe Lajme

Kavajë/ I bie trari në kokë ndërsa po çmontonte skelat e ndërtimit, humb jetën 62-vjeçari

Share

Një 62-vjeçar ka humbur jetën teksa ka qenë duke punuar në ndërtimin e një pallati në fshatin Qerret në Kavajë.

Policia e Kavajës, njofton se rreth orës 15:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, është dërguar pa shenja jete shetasi I. P. rreth 62 vjeç, i cili ka qënë duke punuar në Qerret Kavajë, në një pallat.

“Rreth orës 15:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, është dërguar pa shenja jete shetasi I. P. rreth 62 vjeç, i cili ka qënë duke punuar në Qerret Kavajë, në një pallat.

62-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një trari prej druri gjatë çmontimit të skelave të ndërtimit. Po si pasojë e rënies së trarit është dëmtuar lehetë në këmbë shtetasi S. H.

Janë shoqëruar në Komisariat personat që kanë qënë prezent në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punuon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button