Aktualitet dhe Lajme
Hetimi ndaj Erion Veliajt/ Biznesmeni Shkëlqim Fusha paraqitet në SPAK

Mesditën e sotme, biznesmeni Shkëlqim Fusha, është paraqitur në Prokurorisë së Posaçme.
Në pamje shihet momenti teksa sipërmarrësi futet në ambientet e SPAK.
Kujtojmë që Shkëlqim Fusha, është nën hetim në dosjen e Erion Veliajt, i akuzuar si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”.
Ndaj tij, GJKKO ka caktuar masën e “detyrim paraqitje”, ndërsa biznesmeni njihet si përfitues i tenderave nga Bashkia e Tiranës.
Gjithashtu, nën hetim janë edhe biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Elman Abule.