Dosja “Partizani”/ Sot seanca në GJKKO, pritet të merret vendimi nëse çështja kalon për gjykim

Ditën e sotme, në orën 13:00, GJKKO pritet të marrë vendimin përfundimtar nëse dosja “Partizani”, me të pandehur Sali Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe tre të tjerët, do të kalojë për gjykim.
GJKKO pritet të marrë sot vendimin në lidhje me dosjen “Partizani”, ku i pandehur është kreu i PD Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër maltezi.
Pritet një vendim në lidhje me kalimin e çështjes për gjykim.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka marrë një vendim të ndërmjetëm, duke rrëzuar të gjitha pretendimet e të akuzuarve.
Në seancën e të mërkurës, GJKKO rrëzoi kërkesën e avokatëve për pavlefshmëri dhe pa përdorshmëri të akteve të dosjes dhe pavlefshmëri të akteve të ekspertimit financiar, për të cilat mbrojtësit ligjor të të pandehurve pretendojnë se janë kryer nga ekspertë të pa licencuar.
Në të njëjtën kohë, avokatët e konsiderojnë të paligjshëm vendimin e ndërmjetëm dhe kërkuan kohë të konsultohen me klientët e tyre.
Kjo u bë shkak që seanca të shtyhet për të enjten në orën 13 ndërsa avokatët pritet të paraqesin kërkesa paraprake.