Aktualitet dhe Lajme

Ndarja nga jeta e Atit të Shenjtë/ Reagon presidenti Begaj: Papa Françesku la pas një trashëgimi dhembshurie, dashurie dhe përkushtimi ndaj çdo njeriu

Share

Përmes një reagimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, përcolli një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta e Papa Françeskut.

Begaj, ka vlerësuar figurën e tij si simbol të dashurisë universale, dhembshurisë dhe përkushtimit pa dallim feje apo kombësie.

“Shenjtëria e tij, Papa Françesku, sot u ngjit në qiell, pranë Atit, për të çuar në qiell atë që la trashëgimi në tokë – dhembshurinë, dashurinë dhe përkushtimin ndaj çdo njeriu, çdo besimtari e çdo feje”, – u shpreh Presidenti Begaj, i cili është pritur dy herë në audiencë nga Ati i Shenjtë.

Gjithashtu, kreu i shtetit shtoi se do të ruajë në kujtesë takimet me Papa Françeskun dhe u bashkua me lutjet e miliona besimtarëve në Shqipëri dhe mbarë botën për paqen e shpirtit të tij:

“Do të ruaj thellë në kujtesën time takimet tona. I bashkohem lutjeve të të gjithë besimtarëve shqiptarë që shpirti i tij të prehet në paqe!”, – përfundoi mesazhin e tij Presidenti.

 

 




Huazuar nga albeu.com

Back to top button