Aktualitet dhe Lajme

Aksident i rëndë në RMV/ Tre të vdekur dhe disa të plagosur

Share

Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor që lidh Kërçovën me Gostivarin, mësohet se ka ndodhur një aksident tragjik.

Policia e vendit fqinj, bën me dije se si pasojë e aksidentit, tre persona kanë ndërruar jetë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur.

Disa nga të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Kërçovës dhe ata në gjendje më kritike në Spitalin e Shkupit.

Rruga u bllokua për disa orë.

 




Huazuar nga albeu.com

Back to top button