Aktualitet dhe Lajme

Përndiqte ish-bashkëshorten në vendin e punës, e pëson burri në Tiranë

Share

Policia e Tiranës, ka nisur një hetim për një 56-vjeçar pasi u kallëzuar nga ish-bashkëshortja se e përndiqte në ambientin e punës.

Ish-partnerja e shtetasit P.M., ishte me urdhër mbrojtje, por kjo nuk e ka ndaluar 56-vjeçari të shkojë në ambientin ku ajo punon dhe ta shqetësojë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-P. M., 56 vjeç, pasi dyshohet se i ka krijuar shqetësim në ambientet e punës, ish-bashkëjetueses së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje” – njofton Policia e Tiranës.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button