“Do ndalojmë me ligj imputet bujqësore qe nuk shiten ne BE”, Berisha në Krujë: Do 6-fishojmë subvencionet për çdo fermer

Berisha theksoi se do ndalohet importimi i imputeve bujqësore që nuk shiten në BE.
Berisha: Do të 6-fishojmë subvencionet për çdo fermer. Heqim çdo barrierë, çdo fermer do të subvencionohet për çdo njësi prodhimi. Do ketë kredi të buta.
Do ndalohet importimi i imputeve bujqësore që nuk shiten në BE. Të dashur miq, problem i madh është shëndetësia. Statistika e fundit të INSTAT, tregon se në Shqipëri shpenzohen aktualisht 820 mln euro.
Këto janë dy herë më shumë se për bukën.
Nëse buka e 220 euro për person ilaçet e kanë 400 euro për person. Gjysma nuk kanë nevojë për to.
Ata që kanë nevojë paguajnë qimet e kokës. Imagjinoni si i paguajnë pensionistët.
Asnjë ilaç nuk do shitet që nuk shitet në dy vende të BE. Nuk do ketë më ilaçe të skaduara.
Ne nuk jemi të pasur si Italia, por do ta kapim nga themeli. Për shëndetin do jemi.
Do e sigurojmë. Gjërat bazë do i sigurojmë. Nuk do ndodh më siç ndodh që të sëmurë me sëmundje të rënda nuk kanë ilaçe për mjekim.
Edi Rama thotë ky është krim kundër njerëzimit. Por ti je kryeministri, disponon buxhetin.
Ti ndërhyn me urgjencë që kjo të marrë fund. Situata është alarmante, emergjente, një frymë fitoreje në të katër anët e Shqipërisë.